Sulmi terrorist në Londër, arrestohen edhe 2 persona, shkon në 9 numri i të dyshuarve

Sulmi terrorist në Londër, arrestohen edhe 2 persona, shkon në 9 numri i të dyshuarve

11:45, 24/03/2017
A+ Aa A-

Policia britanike thotë se ka bërë edhe dy arrestime “të rëndësishme” lidhur me sulmin terrorist pranë Parlamentit britanik.

Autoritetet britanike po ashtu kanë njoftuar se sulmuesi Khalid Masood ishte konvertuar në fenë islame dhe më herët njihet me emrin Adrian Russell Ajoa.

Komandanti për anti-terrorizëm, Mark Rowley ka thënë sot se policia ka arrestuar nëntë persona dhe se i arrestuari i dhjetë është liruar me kusht, derisa hetimet janë duke vazhduar.

Autoritetet kanë thënë se Masood, i cili ka pasur një histori të dhunës, besohet se e ka kryer vet sulmin e 22 marsit. Por ata nuk kanë përjashtuar mundësinë që edhe persona të tjerë mund të jenë përfshirë në sulmin terrorist.

“Është e qartë se linja kryesore e hetimit tonë është të kuptojnë se çfarë e çoi atë drejt radikalizimit... a ishte nga ndikimi i komunitetit tonë, ndikimet nga jashtë apo propaganda në internet”, ka thënë Rowley.

“Ne jemi të interesuar nga kushdo që e ka njohuar Khalid Masoodin, që të kuptojmë se kush ishin bashkëpunëtorët e tij dhe të kuptojmë se cilat vende i ka vizituar ai kohët e fundit”, ka shtuar ai.

Nga sulmi në urën Westminister dhe pranë Parlamentit britanik, janë vrarë 5 persona, përfshirë këtu edhe sulmuesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco