E jashtëzakonshme: Myslimanët mbledhin 17.000 pound brenda ditës për të ndihmuar Londrën

E jashtëzakonshme: Myslimanët mbledhin 17.000 pound brenda ditës për të ndihmuar Londrën

11:32, 24/03/2017
A+ Aa A-

Një fushatë e udhëhequr nga myslimanet e Britanisë së Madhe, për të mbështetur familjet e viktimave të sulmit terrorist në Londër, ka mbledhur 17.000 paund vetëm nj ditë pas nisjes.

Komuniteti mysliman mblodhi 3000 paund  brenda një ore dhe e tejkaloi shifrën e 10,000 paundve gjatë 15 orëve të ardhshme, ndërkohë që qindra njerëz nxituan të dhuronin.

"Myslimanët e Bashkuara për Londrën" kanë marrë mijëra donacione menjëherë pas nisjes së fushatës në  faqen e tyre të internetit, shkruan “The Independent”.

"Komuniteti mysliman britanik qëndron pranë Britanisë gjatë këtyre kohëve të vështira dhe ofron mbështetje me ngritjen e fondeve për të ndihmuar me nevojat e menjëhershme të familjeve të Keith Palmer dhe viktimave të tjera”, tha në një deklaratë një përfaqësues zyrtar i grupit

Grupi tha se të gjitha fondet e mbledhura përmes kësaj fushate do të shkojnë për viktimat dhe familjet më të prekura nga ngjarja tragjike e 22 marsit./SYRI.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lali25/03/2017 08:16

Britaniket me buke e arebet me gure

labi24/03/2017 16:21

legene

Shto koment

Denonco