Ish-presidenti i Egjiptit lirohet pasi u mbajt gjashtë vite në paraburgim

Ish-presidenti i Egjiptit lirohet pasi u mbajt gjashtë vite në paraburgim

11:21, 24/03/2017
A+ Aa A-

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak është liruar nga paraburgimi, gjashtë vjet pasi u rrëzua nga pushteti, shkruan “BBC”

Mubarak u largua nga një spital ushtarak në Kajro dhe shkoi në shtëpinë e tij në periferinë veriore të Heliopolis, tha avokati i tij.

Ai u lirua më herët këtë muaj, pasi Gjykata e lartë e Egjiptit e shpalii të pafajshëm mbi vdekjen e disa protestuesve në kryengritjen e 2011-ës në Egjipt.

Musak u dënua me burgim të përjetshëm, pasi u dënua në vitin 2012 për pjesëmarrje në vrasjen e protestuesve të cilët vdiqën në duart e forcave të sigurisë në shkurt. 

Një tjetër gjykimi u mbajt në maj të 2015-ës, ku u diskutua nëse zoti Mubarak mund të lirohej nga paraburgimi.

Më shumë se 800 njerëz besohet të jenë vrarë pasi forcat e sigurisë u përleshën me protestuesit në Kajro, Aleksandri, Suez dhe qytete të tjera në mbarë Egjiptin,  gjatë kryengritjes 18-ditore që e detyroi Mubarak të japë dorëheqjen./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco