VIDEO/ 'Më pëlqejnë kamionët!' Presidenti Trump hipën në vendin e shoferit

VIDEO/ 'Më pëlqejnë kamionët!' Presidenti Trump hipën në vendin e shoferit

11:01, 24/03/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një shfaqje  të jashtëzakonshme kur u ngjit në vendin e shoferit në një kamion parkuar në një lëndinat pranë Shtëpisë së Bardhë.
Trump, i cili kishte vënë një kopsë që lexonte “Më pëlqejnë kamionët” (I Love Trucks) në xhaketë , u përpoq të matej me shoferin e kamionit: Ai vuri duart në timon, bëri një serë shprehjesh entuziaste të fytyrës dhe rrotulloi timonin të paktën gjashtë herë.

Edhe pse Presidenti i dha disa herë gaz, nuk kishte mbledhur shoqatën  kamionistëve vetëm për t’u treguar “aftësitë e veta si shofer”, shkruan “Fox News”
Ai u takua me shoferët e kamionëve dhe drejtorët e Shoqatës Amerikane të kamionistëve  për të diskutuar çështjet e kujdesit  shëndetësor.

"Askush nuk e njeh Amerikën si kamionistët - tha ai gjatë takimit - Ju e shihni çdo ditë. Ju shikoni në çdo kodër dhe çdo luginë dhe shikoni se cilat rrugë duhet të rindërtohen."
Videot e takimit janë shpërndarë mijëra herë në Twitter/SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco