VIDEO/ Varri i Jezusit hapet mes frikës së shkatërrimit, ja pamjet e jashtëzakonshme nga Jeruzalemi

VIDEO/ Varri i Jezusit hapet mes frikës së shkatërrimit, ja pamjet e jashtëzakonshme nga Jeruzalemi

10:21, 24/03/2017
A+ Aa A-

Varrit i Jezusit është rihapur në Jerusalem të mërkurën, mes paralajmërimeve nga shkencëtarët se vendi i shenjtë përballet me një kolaps të përmasave shkatërruese, shkruan “RT”.

Një ekip i punëtorësh dhe shkencëtarët nga Universiteti Kombëtar Teknik I Athinës (NTUA) kanë kaluar nëntë muajt e fundit në restaurimin e “Edicule”, vendin ku besohet se është dergjur ndër shekuj trupi i Jezu Krishtit,  në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalemin Lindor.

Ortodoksja greke, kishat katolike armene dhe ato romake janë kujdestarët e përbashkëta të hapjes dhe restaurimit. Tre kishat hodhë nmë shumë se 3 milion dollarë për projektin, të cilit iu bashkua edhe  Mbreti Abdullah i Jordanisë gjithashtu thuhet se bëri një kontribut të madh personal, shkruan “SYRI.net”.

Por shkencëtarët kanë paralajmëruar se nevojitet më shumë punë restauruese që varri shenjtë të mos përballet me një kolaps të "katastrofik".

"Nëse ia rrëzohet, shkatërrimi nuk do të jetë një proces i ngadalshëm, por katastrofikë," tha Antonia Moropoulou, mbikëqyrësi i lartë shkencor për “National Geographi”

"Për herë të parë në më shumë se dy shekuj,” Edicule” i shenjtë është restauruar ", tha Patriarku grek ortodoks Theophilos III i Jerusalemit në ceremoninë e hapjes.

Pjesë të tjera të kishës janë rinovuar në vitet 1960 dhe 1990, por deri në 2016-ën  Edicule ishte injoruar në sajë të mosmarrëveshjeve  mes tre besimeve të krishtera. Si pjesë e restaurimit, u instalua një sistem ventilimi dhe disa pllaka guri u vendosën sipër dhe rreth varrit të Jezusit ./SYRI.net/

 


 

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco