Përçarje mes vendeve të BE për Rusinë, Italia kundër sanksioneve të propozuara nga Britania e Franca

Përçarje mes vendeve të BE për Rusinë, Italia kundër sanksioneve të propozuara nga Britania e Franca

11:43, 21/10/2016
A+ Aa A-

Samiti i krerëve të Bashkimit Evropian nxorri në pah përçarjen që ekziston mes vendeve të Unionit lidhur me Rusinë. Britania dhe Franca ishte në krye të atyre vendeve që kërkuan sanksione të reja kundër Moskës, por ky propozim ka hasur në kundërshtimin e Italisë që ka dashur të njihet me konkluzionet e raportit për Rusinë.

Kryeministri Mateo Renzo kërkoi të ndahen çështjet e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me Ukrainën me ato në lidhje me Sirinë. "Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për të arritur një marrëveshje paqeje në Siri, por është e vështirë të imagjinohet se si mund të arrihet kjo duke i vendosur sanksione Rusisë”-deklaroi Renzi për gazetarët.

Pas ditës së parë të samitit, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se krijimi i tensioneve me Rusinë nuk është qëllimi i Bashkimit Europian. “Sigurisht që BE-ja është gjithmonë e gatshme për t'u angazhuar në dialog, por nuk do të rrezikojë vlerat, parimet apo unitetin e saj.”

Tusk shtoi se udhëheqësit evropianë ranë dakord të marrin në konsideratë të gjitha opsionet në qoftë se ushtria ruse vazhdon krimet e saj në Siri. Por krerët e BE-së, nuk pranuan të japin detaje të këtyre opsioneve, të cilat synojnë hartimin e sanksione të reja mbi Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco