Masakër në Mosul: Një shpërthim i fuqishëm vret 100 civilë të pafajshëm

Masakër në Mosul: Një shpërthim i fuqishëm vret 100 civilë të pafajshëm

08:46, 24/03/2017
A+ Aa A-

Më shumë se 100 civilë u vranë në një shpërthim të fuqishëm në një zonë rezidenciale në Mosul, ku trupat irakiane po luftojnë për të larguar ISIS-in nga bastioni i tij i fundit në vend, sipas burmie të ushtrisë dhe aktivistësh në terren.

Brigadieri Mohammed al Jabouri, komandant në fushatën e Mosulit, tha se “108 trupa janë gjetur”.

Al Jabouri deklaroi se “shpërthimi në lagjen al Jadida në Mosul, pranë Mosulit Perëndimor, ishte për shkak të një atentati të përgatitur nga grupi Shteti Islamik”.

Nga ana tjetër shoqata e pavarur “Mosul Eye” deklaron se numri i të vdekurve arrin në 130 persona, përfshirë fëmijët dhe gratë, duke folur për një atenat të dyfishtë./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco