Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Trump: Do të pranoj rezultatin e zgjedhjeve vetëm nëse fitoj

Trump: Do të pranoj rezultatin e zgjedhjeve vetëm nëse fitoj

11:38, 21/10/2016
A+ Aa A-

Donald Trump deklaroi sot se do të pranojë krejtësisht rezultatet elektorale presidenciale amerikane në rast fitoreje, ose të një rezultati të qartë për kundërshtaren e tij, duke ruajtur kështu të drejtën për të kontestuar verdiktin e votimit të 8 nëntorit.

“Dëshiroj të premtoj se angazhohem ndaj elektoratit tim dhe përkrahësve të mi dhe të gjithë amerikanëve, se do të pranojë krejtësisht rezultatet e këtyre votimeve presidenciale të mëdha dhe historike nëse do të fitoj”, deklaroi ai gjatë një mbledhje në Ohajo.

Disa minuta më vonë ai shtoi se, “do të pranojë një rezultat të qartë elektoral, por ruaj të drejtën e kontestimit dhe të filloj një procedurë gjyqësore në rast të rezultateve të dyshimta”.

Gjatë debatit të fundit kundër kandidates demokrate Hillary Clinton në Las Vegas, republikani refuzoi të angazhohet se do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se “kërkon të ruajë ‘suspasn’”.

Ai justifikon këtë refuzim për shkak të ekzistencës, sipas tij, të mundësisë për shkelje masive elektorale.

Kjo frazë e vogël ka shkaktuar protesta në botën politike, përfshirë edhe në kampin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco