Prokurorët e antikorrupsionit i konfiskojnë pronën ish-kryeministrit, Viktor Ponta

Prokurorët e antikorrupsionit i konfiskojnë pronën ish-kryeministrit, Viktor Ponta

11:44, 21/10/2016
A+ Aa A-

Byroja e Drejtorisë së Antikorrupsionit Kombëtar (DNA) në Rumani ka konfiskuar një ndërtesë që i përket ish kryeministrit Viktor Ponta, në lidhje me rastin e korrupsionit mbi vizitën e ish-kryeministrit britanik Tony Blair në vitin 2012 në Rumani, raporton Romanian-Insider.com

Prokurorët kundër korrupsionit akuzojnë Pontën se ka ndikuar me influencën e tij tek gjyqësori më 6 shtator, për të  vendosur nën kontroll ndërtesën për 60 ditë.

Sipas prokurorëve, Ponta ka fituar kapital politik, duke u takuar me Tony Blair në vitin 2012. Vizita e cila kishte një kosto për 220 mijë eurosh ishte paguar nga biznesmeni Sebastian Ghita, i cili në këtë mënyrë siguroi kandidaturën e tij për një vend në listat e Partisë Social Demokrate(PSD), kur Ponta ishte kreu i saj në atë kohë.

Ndërtesa përfaqëson të vetmen pasuri të konfiskuar deri më tani. Sipas deklaratës më të fundit të pasurisë së Viktor Pontës, ai zotëron së bashku me gruan e tij, eurodeputete Daciana Sarbu, dy apartamente në Bukuresht dhe një shtëpi pushimi në Cornu, në qarkun Prahova. Sarbu po ashtu zotëron një shtëpi pushimi në Cornu. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco