VIDEO - FOTO/ Vrasja e kundërshtarit të Putinit: ‘Ka gisht Moska’

VIDEO - FOTO/ Vrasja e kundërshtarit të Putinit: ‘Ka gisht Moska’

22:46, 23/03/2017
A+ Aa A-

Ish-deputeti rus Denis Voronenkov ka ngelur viktimë e një atentati me armë zjarri pranë një hoteli në qendër të Kievit, rreth mesditës së kësaj te enjteje.

Image

Dhjetorin e kaluar, Voronenkov ishte larguar nga Rusia për t’u strehuar në Ukrainë, pasi u akuzua për korrupsion nga autoritetet e Moskës. Me t’u stabilizuar në Kiev, Voronenkov kishte kritikuar ashpër autoritetet ruse, si dhe kishte dëshmuar në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Yanukovich.

Ai kishte denoncuar faktin se Kremlini kishte falsifikuar zgjedhjet, qoftë ato presidenciale, ashtu edhe ato parlamentare dhe lokale, si dhe kishte akuzuar shërbimet e sigurisë se kishin marrë pushtetin dhe kontrollonin Dumën ruse.

Më pas, Rusinë e drejtuar nga presidenti Vladimir Putin e kishte krahasuar me Gjermaninë naziste dhe e kishte përshkruar atmosferën e vendit të tij të origjinës si një “marrëzi pseudopatriotike”. Autori i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit të Dumës ruse, i cili u plagos, ndërroi jetë në spital ku gjendej nën arrest për mjekim.

Kievi ka akuzuar Moskën se fshihet pas pritës që i ishte ngritur ish-deputetit.

“Në Ukrainë po zhvillohet një konflikt hibrid, ku armiku po bën gjithçka për të minuar mbrojtjen tonë. Sipas shërbimeve të sigurisë, pikërisht kjo ka ndodhur në Balakliya”, depozitën e armëve ku u shënuan një sërë shpërthimesh, si dhe “është evidente që vrasja e ish-deputetit të Dumës ruse, Denis Voronenko mund të jetë një avantazh për armikun tonë kryesor, Rusinë, që po zhvillon ndaj nesh një luftë të hapur dhe të kamufluar”, është shprehur zëdhënësi i ministrit të Brendshëm, Artiom Shevchenko.

Putin ndërkohë është informuar mbi vrasjen, sipas asaj që bën të ditur zëdhënësi Dmitry Peskov, i cili shton se Kremlini nuk ka asgjë për të thënë. “Çfarë duhet të komentojmë këtu? Nuk është çështje që na përket neve”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco