Lufta ndaj organizatave të Soros, Europa po frymëzohet nga Donald Trump

Lufta ndaj organizatave të Soros, Europa po frymëzohet nga Donald Trump

22:32, 23/03/2017
A+ Aa A-

Kur qeveria e tij humbi një çështje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut javën e kaluar, për ndalimin dhe dëbimin e dy emigrantëve nga Bangladeshi, kryeministri i djathtë hungarez fajësoi të dyshuarin e zakonshëm: një miliarder në Nju Jork.

"Kjo është një marrëveshje e fshehtë e trafikimit të njerëzve, e burokratve të Brukselit dhe organizatave që punojnë në Hungari të financuara nga paratë e huaja", tha Viktor Orban për radion publike të premten.

“George Soros i financon ato”, shtoi ai.

Mes ish vendeve komuniste të lindjes dhe Europës qendrore, udhëheqës të ndryshëm kanë shprehur zemërimin në muajt e fundit kudër Sorosit, financierit hungarezo-amerikan me prejardhje hebreje, i cili financon organizata bamirësie liberale dhe organizata jo qeveritare në mbarë Europën përmes fondacionit të tij Shoqëria e Hapur.

Fushata kundër Sorosit në vende të dominuara më parë nga Moska, duket se ndjek një rrjedhë të njëjtë të vendosur nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, që çoi në largimin e organizatave të financuara nga “Fondacioni Soros”, dy vite më parë.

Dhe tani, me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, fushata anti-Soros në Europën Lindore thuhet se ka marrë frymëzim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht media si websajti “Breitbart”, që e ka targetuar Sorosin si një figurë liberale urrejtjeje.

Ish drejtuesi i “Breitbart”, Steve Bannon tashmë shërben si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.

“Frymëzimi ynë vjen nga Shtetet e Bashkuara, nga organizata konservatore amerikane, media dhe kongresmenë me të njëjtat pikëpamje, sidomos në administratën e re të Presidentit Trump," citohet nga “Reuters” Cvetlin Cilimanov, redaktor i agjencisë kryesore të lajmeve shtetërore në Maqedoni, i cili bashkë-themeloi një grup të quajtur “Operacioni Stop Soros”, në janar.

/Përshtati nga Reuters - SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

HERMES24/03/2017 00:07

Po pra po bertasin kta politikoanalistet tone me termin 'Sorosjan' a thu se informatat i marrin me kabllograme. Nuk e ka fajin Soros e keni fajin vet qe klyshet e komunistve po ju shtypin Lirit. Zgjohu o popull NAR zgjidh Lirin zhduke aleancen e krimit e te keqes. Mos paragjykoni politiken e SHBA se duhet te kalojne 10 vjet per te kuptu qendrimet e vitit te pare.

Shto koment

Denonco