Anijet ruse kalojnë nëpër Kanalin Anglez, Britania në momente të papara tensioni (FOTO)n

Anijet ruse kalojnë nëpër Kanalin Anglez, Britania në momente të papara tensioni (FOTO)n

11:06, 21/10/2016
A+ Aa A-

Një flotë me luftanije ruse kaloi nëpër Kanalin Anglez këtë mëngjes të premteje, gjatë rrugës së për në Siri, raporton "The Guardian.  Aeroplanmbajtësja ruse e admiralit Kuznetsov dhe kontingjenti i tij me shtatë anijeve po lundron drejt  bregdetit sirian për të marrë pjesë në sulmin në Alepo.

Më vete ata kishin dy anije ruse që po vinin në veri nga Portugalia për t'iu bashkuar task forcës.

Dy anije të marinës britanike janë ngritur në këmbë dhe po vëzhgojnë hap pas hapi kalimin . Ministria e Mbrojtjes tha se ata do të vëzhgojnë rusët në cdo hap të hedhur në ujërat britanike.

Ka pasur disa spekulime nëse anijet do të kalonin përmes Irlandës, por një zëdhënës i flotës britanike  tha se dukej i sigurt se do të kalonin përmes kanalit trasmeton syri.net, "Ata janë në Detin e Veriut dhe ata po kthehet drejt perëndimit tani - Ata do të shkojnë përmes kanalit. Është e vështirë të thuash se kur, " mësohet të ketë thënë ai.

Nga ana tjetër udhëheqësit e BE-së kanë dënuar me forcë përfshirjen e Rusisë në bombardimin e qytetit sirian të Alepos.

Anijet janë brenda ujërave ndërkombëtare, por Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon, tha Mbretëria e Bashkuar do "ta shikojë këtë  si pjesë të angazhimit tonë të palëkundur për të mbajtur Britaninë të sigurt".

Nga ana tjetër aeroplanmbajtësja dhe anije e tjera ruse  besohet se të kalojnë më pas drejt  Mesdheun lindor.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco