ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin terrorist që tronditi Londrën

ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin terrorist që tronditi Londrën

13:39, 23/03/2017
A+ Aa A-

ISISI-i ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist pranë Parlamentit britanik, në një deklaratë të drejtpërdrejtë në agjencinë e tij të lajmeve “Amaq”.

Një zëdhënës tha se një "ushtar i Shtetit Islamik" kishte kryer masakrën që vrau 4 persona, shkruan “The Independent”.

Ai tha se sulmuesi ishte duke ndjekur udhëzimet e Shtetit Islamik për të nisur sulme ndaj civilëve dhe forcave të sigurisë në vendet aleate të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili po bombardon territoret e veta në Siri dhe Irak.

ISIS-i shpesh merr përgjegjësinë për sulmet terroriste që ajo nuk janë të orkestruara prej tij por që janë të lidhura publikisht me ideologjinë e grupit terrorist.

Policia po e heton  sulmin si “të lidhur me terrorizmin” por nuk ka emëruar ndonjë grup të veçantë radikal.

Tetë persona janë arrestuar në një seri bastisjesh gjatë natës në Londër dhe Birmingham, ku sulmuesi mori makinën e përdorur për masakrën./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco