Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kush ishte terroristi i Londrës, myslimani që bënte thirrje për vrasjen e politikanëve

Kush ishte terroristi i Londrës, myslimani që bënte thirrje për vrasjen e politikanëve

08:18, 23/03/2017
A+ Aa A-

Autori i sulmit terrorist pranë parlamentit britanik në Londër, Abu Izzadeen, nuk është i panjohur për policinë, pasi ishte dënuar për financim terrorizmi, dhe gjithashtu në YouTube qarkullojnë disa nga videot e tij teksa bën thirrje për vrasjen e politikanëve dhe policëve britanikë si të pafe.

Ai ka lindur në Hackney, Londrën Lindore, me emrin Trevor Brooks dhe është konvertuar në mysliman pak para moshës 18-vjeçare në vitin 1993, shkruan “The Independent”. Fillimisht ai e ndryshoi emrin në Omar por më pasi preferoi të quhej Abu Izadeen.

A sulmoi civilët në pjesën e kalimtarëve në urën e Westminsterit, në qendër të Londrës, fare pranë Parlamentit të martën por  më pas u vra nga policia.

Por, pikëpamjet e tij ekstremiste nuk ishin sekrete: Ne disa video ao shpjegonte se sa e rëndësishme ishte vrasja e jobesimtarëve,  përfshirë edhe kryebashkiakun e parë mysliman të Londrës, Sadiq Khan, me origjinë nga Pakistani.

Ai njihej nga autoritetet për lidhjet e tij me terrorizmin pasi ishte dënuar me burg për financimin, nxitjen dhe glorifikimin e akteve të terrorit, shkruian "The Telegraph"

Abu Izzadeen besohet se është radikalizuar pasi takoi terroriistët e famshëm Omar Bakri Muhammed dhe Abu Hamza al-Misri në xhaminë e Finsbury Park-ut në vitet 1990.

Nga ajo kohë, angazhimi i tij me terrorin duket se u rrit. Përgëzoi kamikazët e sulmeve të 7 Korrikut 2005 (56 të vdekur në Londër) dhe shprehu dëshirën për të vdekur në mënyrë të ngjashme.

Raportohet se u bë i famshëm pasi ndërpreu fjalimin e ministrit të dikurshëm, John Reid, gjatë takimit të tij të parë me myslimanët, kur Abu Izzadeen e quajti armik të islamit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco