92 -vjeçari është martuar 107 herë por nuk ka ndërmend të ndalet: 'Ajo që po bëj është hyjnore'

92 -vjeçari është martuar 107 herë por nuk ka ndërmend të ndalet: 'Ajo që po bëj është hyjnore'

10:23, 21/10/2016
A+ Aa A-

Mohammed Bello Abubakar është 92 – vjeç,por akuzohet nga klerikët, për shkeljen e rregullave fetare duke u martuar me dhjetëra femra.

Sipas tyre, një burrë duhet të ketë maksimumi katër gra por ai eshte martuar 107 here.

Në vitin 2008, ai ishte urdhëruar nga një gjykatë nigeriane që të divorconte 82 gra nga 86 që kishte brenda 48 orëve, ose do të përballej me një dënim.

Por, Bello e sheh kryqëzatën e tij martesore si “hyjnore” dhe në vend që dëgjojë vendimin vendos që të shtojë numrin e dasmave.

“Do të martohem sërish. Do të vazhdoj të martohem me to për sa kohë jam gjallë. Të ishte për mua, do të doja të isha me dy gra, por ajo çfarë po bëj është hyjnore”, shprehet Mohammed Bello Abubakar.

Ai është kurorëzuar në martesë 107 herë edhe pse 10 nga martesat e tij përfunduan në divorc.

“Ajo çfarë jam duke bërë është hyjnore. Kjo është një detyrë dhe unë do të vazhdoj ta bëj atë deri në fund.”

Megjithatë ai shtoi se nëse Allahu nuk do ta kishte udhëzuar për t’u martuar me aq shumë gra, ai do të ishte martuar me dy.

“Unë kam vetëm 97 gra, por do të vazhdoj ende të martohem deri sa të jem gjallë. Ajo që po bëj është hyjnore. Të ishte për mua do të isha martuar vetëm me dy”.

92 – vjeçari besohet të ketë mbi 185 fëmijë.

Në kohën e arrestimit, ai u përshkrua nga familja e tij si një bashkëshort dhe baba i mirë.

Por ai u bëri thirrje të tjerëve që të mos ndiqnin hapat e tij, pasi ai është në gjendje t’i përballojë ato për shkak të misionit hyjnor që i ishte dhënë.

“Dua t’i këshilloj ata që po luftojnë kundër numrit tim të grave që të ndalojnë sepse po luftojnë kundër Perëndisë, krijuesit të tyre.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco