Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Sekretari amerikan i Shtetit, Tillerson: Synimi i SHBA, shkatërrimi përfundimtar i ISIS-it

Sekretari amerikan i Shtetit, Tillerson: Synimi i SHBA, shkatërrimi përfundimtar i ISIS-it

22:37, 22/03/2017
A+ Aa A-

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara synojnë “ta shkatërrojnë” Shtetin Islamik, por kjo nuk mund të ndodhë sipas tij, nëse aleatët nuk pranojnë të shtojnë kontributet e tyre në këtë përpjekje. Sekretari i Shtetit Tillerson i bëri komentet në konferencën e Koalcionit Global kundër Shtetit Islamik që po zhvillohet sot në Uashington.

Pasi zgjodhi të ruajë një profil të ulët publik në dy muajt e parë në detyrë, sekretari i shtetit Rex Tillerson ishte sot në qendër të vëmendjes, në takimin e Uashingtonit me fokus luftën ndaj grupit terrorist Shteti Islamik.

"Suksesi i misionit tonë varet nga përkushtimi i vazhdueshëm për objektivin tonë të deklaruar për të mundur këtë organizatë terroriste”, u shpreh Sekretari Tillerson në hapje të takimit të Koalicionit Global kundër grupit ISIS ku marrin pëjesë ministrat e jashtëm të 68 vendeve.

"Unë jam i kënaqur të njoftoj se ne kemi tejkaluar totalin prej mbi mbi 2 miliard dollarësh për 2017 për të cilin jemi zotuar. Le të përmbushim premtimet tona, për të shpërndarë fondet për të cilat kemi nevojë për të kryer operacione për pjesën tjetër të vitit."

Ky është takimi i parë i plotë i kolaicionit kundër Shtetit Islamik që nga viti 2014.

Qëllimi i konferencës është përshpejtimi i përpjekjeve ndëkombëtare për të mundur IS-isin në ato zona që ende kontrollohen prej grupit terrorist, në Irak dhe Siri si dhe maksimalizim e presionit në degët, rrjetet dhe bashkëpunëtorët e tyre. Sekretari i Shtetit foli mbi rëndësinë e shkatërrimit përfundimtar të IS-isit, duke theksuar se lufta në internet duhet të jetë po aq agresive sa ajo në terren.

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson e cilësoi takimin inkurajues si dhe ju referua presidentit Trump, që ka bërë thirrje për shkatërrimin përfundimtar të kësaj organizate barabare, siç e ka cilësuar ai.

Zoti Tillerson tha se koalicioni duhet të ndihet i inkurajuar nga progresi i arritur, falë të cilit, siç tha ai, janë çliruar 3.5 milionë njerëz si dhe është hequr nga interneit 75 për qind e materialeve me përmbatje propagandistike që mbështesin grupin terrorist.

Por sekretari i shtetit tha se objektivi përfundimtar i koalicionit duhet të jetë shkatërrimi i plotë i IS-isit, jo dobësimi i tij.

“Shtetet Evropiano-perëndimore janë ende të shqetësuar në lidhje me kthimin e luftëtarëve të IS-isit, që mund të përpiqen të kryejnë akte terroriste. Pra askush nuk mund të jetë i kënaqur, ne jemi në një fazë të ndërmjetme të fushatës kundër IS-isit. "

Gjatë fjalimit të tij sekretari i shtetit foli mbi rëndësinë e kalimit në fazën e stabilizimit të rajoneve të prekura, që sipas tij nënkupton operacione të çminimit të terrenit si dhe furnizim të popullsisë me energji dhe ujë.

Një fazë e suksesshme stabilizimi sipas zotit Tillerson i hap rrugën një faze të sukseshme normalizimi të jetës. Duke ju referuar shifrave sekretari i shtetit tha se Amerika ofron 75 për qind të mbështetjes ushtarake krahasuar me 25 për qind që sigurohet nga anëtarët e tjerë të koalicionit ndërsa në rrafshin e ndihmës humanitare shifrat janë të përmbysura.

Zoti Tillerson foli mbi domosdoshmërinë e kombinimit të përpjekjeve të secilit vend, duke nisur me forcimin e ligjit dhe sigurinë në secilin prej tyre. Ai tha se një rëndësi të posaçme merr dhe forcimi i bashkëpunimit mes shërbimeve inteligjente. Ai u shpreh i kënaqur mbi bashkëpunimin e vendeve partnere me popullësi myslimane në përpjekjen kundër IS-isit, duke i cilësuar ato me rol kryesor në këto përpjekje.

Në konferencë merrte pjesë dhe ministri i jashtëm i Shqiperisë Ditmir Bushati si dhe ai i Kosovës Enver Hoxhaj./zeriamerikes/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco