FOTO/ Londër, deputeti britanik i dha ndihmën e parë policit që u qëllua me thikë

FOTO/ Londër, deputeti britanik i dha ndihmën e parë policit që u qëllua me thikë

21:37, 22/03/2017
A+ Aa A-

Është një ish-ushtar i forcave speciale të ushtrisë britanike, ku ka qenë kapiten.

Ai sot është deputet, por për 50-vjeçarin Tobias Ellwood mediat britanike kanë edhe një tjetër titull: Hero.

Kjo pas asaj që beri të mërkurën në hyrje të parlamentit të vendit. Deputeti i ka dhënë ndihmën e parë policit britanik që u godit me thikë nga terroristi që la pas 3 viktima dhe 20 të plagosur.

Ai i ka bërë frymëmarrje gojë më gojë, policit ndërsa është munduar t’i ndalë hemoragjinë. Ai është përlyer me gjakun e policit, por nuk ia ka dalë ta mbajë në jetë. Me ardhjen e mjekëve ai u fut në ambientet e parlamentit.

Deputeti konservator tha se ishte përpjekur të ndalte gjakrrjedhjen. Ai ka humbur vëllain e tij në një atentat në Bali në vitin 2002.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco