VIDEO/ Pamjet tmerruese të sulmit jashtë Parlamentit në Londër

VIDEO/ Pamjet tmerruese të sulmit jashtë Parlamentit në Londër

20:03, 22/03/2017
A+ Aa A-

Mediat britanike kanë publikuar një video amatore gjatë momentit të të shtënave me armë zjarri jashtë godinës së Parlamentit në Londër.

Sikurse duket edhe në videon e mëposhtme, qytetarët vrapojnë të tmerruar pasi shikojnë sulmin që ndodhi në qendër të kryeqytetit britanik.

Një agresor shtypi me makinë kalimtarët dhe sulmoi me thikë një oficer policie, i cili humbi jetën në spital.

Agresori u qëllua për vdekje nga policia, teksoi tentoi të kalonte rrethimin e jashtë të Parlamentit.

Katër persona mbetën të vdekur në total dhe 20 të tjerë janë të plagosur. Ngjarja po trajtohet si sulm terrorist deri në zbardhjen e plotë të sulmit. /SYRI.net/


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco