Clinton dhe Trump 'argëtohen' duke sulmuar njëri-tjetrin në një darkë bamirësie hi

Clinton dhe Trump 'argëtohen' duke sulmuar njëri-tjetrin në një darkë bamirësie

10:01, 21/10/2016
A+ Aa A-

Rivalët për Shtëpinë së Bardhë, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump janë ‘argëtuar’ duke ngacmuar njëri-tjetrin në një darkë bamirësie, një ditë pas duelit të fundit televiziv në skenën e debatit në Las Vegas.

Ajo ‘qeshi’ me zotin Trump i cili po bënte shaka në lidhje me fjalimet e saj të mirë-paguara dhe hetimin e FBI-së mbi emailin e saj privat.

Nga ana tjetër, të gjithë e fishkëllyen Trumpin kur ai po bënte shaka më faktin se Hillary Clinton i urren katolikët.

Darka vjetore e  fondacionit të  Al Smith është një mbrëmje e përvitshme gala, që çdo katër vjet duket se bën bashkë kandidatët presidencialë.

Është tashmë një traditë, që rivalët të ngrihen dhe të bëjnë shaka me njëri tjetrin, por këtë vit  ajo vjen pas një nga fushatave më e nxehta të historisë amerikane.

Mbrëmjen e të mërkurës në Las Vegas, gjatë debatin të tyre të fundit, Trump e quajti rivalen e tij demokrate "grua të ndyrë", ndërsa ajo e quajti “kukull të Putin”. Ata refuzuan të shtrëngojnë duart pas debatit. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco