FOTO-VIDEO/ Dyshime për sulm terrorist në Londër, makina përplas këmbësorët, agresori qëllon me thikë policin

FOTO-VIDEO/ Dyshime për sulm terrorist në Londër, makina përplas këmbësorët, agresori qëllon me thikë policin

16:49, 22/03/2017
A+ Aa A-

Një agresor tentoi të hynte në Parlamentin e Londrës dhe sulmoi me thikë një oficer policie.

Sipas mediave britanike, agresori përplasi me makinë disa këmbësorë në trotuar dhe më pas qëlloi punonjësin e policisë. Gjatë tentativës për të kaluar rrethimin e Parlamentit, autori u qëllua nga policia dhe mbeti i vdekur.

    Fotot e mëposhtme tregojnë të plagosurit të shtrirë në tokë që u përplasën nga makina e agresorit. Media të huaja raportojnë se ka dyshime për sulme të koordinuara terroriste.

    Ndërkohë, autoritetet britanike raportojnë se Kryeministrja Theresa May është e sigurt. Punonjësit e Parlamentit kanë ndërprerë punën. Policia është duke hetuar për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje, nëse është sulm terrorist apo jo.

     


     

     


     

     

     

    Wtf is going on outside parliament ?? #london #parliament #parliamenthouse

    A post shared by Gary Kittle (@gazzaiceman) on


     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco