DETAJE/ Alarm në Londër, dy persona janë qëlluar jashtë Parlamentit. Ja pamjet

DETAJE/ Alarm në Londër, dy persona janë qëlluar jashtë Parlamentit. Ja pamjet

16:11, 22/03/2017
A+ Aa A-

Mediat britanike raportojnë se dy persona janë qëlluar jashtë Parlamentit të Britanisë së Madhe, në Londër.

Sipas Independent, njëri prej të plagosurve është oficer policie, i cili është qëlluar me thikë. Ndërsa agresori është qëlluar më pas nga policia. Raportohet se janë dëgjuar të paktën dy të shtëna me armë zjarri.

Punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën, kurse agresori mendohet se ka mbetur i vdekur. Punimet në zyrat e Parlamentit britanik janë pezulluar.

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco