Parandalimi i korrupsionit: Bullgaria totalisht e pafuqishme

Parandalimi i korrupsionit: Bullgaria totalisht e pafuqishme

14:00, 22/03/2017
A+ Aa A-

Ndodhemi në të njëjtën anije si rasti i Rumanisë, por ata kanë vozitës, Lozan Panov gjyqtar i lartë bullgar i sheh gjërat me objektivitet por pesimist në lidhje me kapacitetin e vendit për të parandaluar korrupsionin, pengesë në zhvillimin ekonomik të anëtarit më të varfër të Bashkimit Evropian.

Gjatë kohës që shtetasit rumunë manifestonin masivisht në muajin shkurt për të mbrojtur progreset e gjykatës anti-korrupsion kundërshtuar nga qeveria, shtetasit fqinjë bullgarë vështronin këtë lëvizje me dëshirë, por rrugët e vendit qëndruan të boshatisura.

Në programin e partive kryesore në garë për zgjedhjet e parakohshme legjislative që do të zhvillohen të dielën, lufta kundër përvetësimeve financiare dhe përvetësime të fondeve publike zënë një vend të rëndësishëm, por formacionet politike deri më tani kanë zhgënjyer pritshëritë e zgjedhësve.

Sofja është bërë objekt i një nisme, që prej anëtarësimit të saj në BE në 2007, me Rumaninë, më konkretisht të një mekanizmi monitorimi strikt nga ana e Brukselit në luftën anti-korrupsion. Aty ku progreset e Bukureshtit janë përshëndetur, Bullgaria është penalizuar në raportin e fundit të publikuar në muajin janar.

“Ngadalësia dhe burokracia e drejtësisë bullgare, dhe guximi i gjyqtarëve bëjnë dallimin mes Bullgarisë dhe Rumanisë”, shprehet Panov për median./atsh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco