Çekia i bashkohet luftës kundër ISIS-it në Irak, dërgon instruktorë ushtarakë dhe mjekë

Çekia i bashkohet luftës kundër ISIS-it në Irak, dërgon instruktorë ushtarakë dhe mjekë

09:46, 21/10/2016
A+ Aa A-

Deputetët çekë i hapën dritën e gjelbër dërgimit në Irak të një njësie mjekësore dhe një grupi instruktorësh ushtarakë, prej 30 personash në total, në kuadër të operacioneve të ndërmarra kundër grupit të Shtetit Islamik.

“Ekipi kirurgjikal do të ketë si detyrë të sigurojë trajtimin e ushtarakëve irakianë dhe atyre të koalicionit. Intruktorët do të marrin pjesë në trajnimin e specialistëve të forcave irakiane të sigurisë”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Martin Stropnicky, në një komunikatë.

“Bëhet fjalë për një aktivitet të ri konkret në Irak në kuadër të mbështetjes së luftës kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik, pas dërgimit në verë të vitit 2016 të një ekipi instruktorësh çekë të ngarkuar për trajnimin e pilotëve irakianë për përdorimin e avionëve ushtarakë çekë L-159”, vijon teksti.

“Ky është një mision pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në luftime”, theksoi shefi i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë çeke, Josef Becvar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco