Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Sekretari amerikan i Shtetit: Nuk e doja këtë post por e pranova se më tha gruaja!

Sekretari amerikan i Shtetit: Nuk e doja këtë post por e pranova se më tha gruaja!

11:30, 22/03/2017
A+ Aa A-

Kur vendos një njeri të bëhet Sekretari amerikan i Shtetit? Kur i thotë gruaja!

Të paktën kjo është ajo që ka thënë Rex Tillerson në intervistën e tij të fundit. Me sa duket, ai nuk ka dashur ta pranojë postin por vendosi t’i bashkohet Administratës Trump sepse gruaja i kishte thënë "ta mendonte."

"Unë nuk e doja këtë punë. Unë nuk kërkova këtë post ", ka thënë Tillerson gjatë udhëtimit në Azi, në një intervistë në avionin e tij me një nga gazetat vendase.

"Gruaja ime tha se duhet ta mendoja dhe se sipas saj duhet ta bëja”, tha ai, duke shtuar se ai nuk ishte takuar me Donald Trump para se të thirrej në “Trump Tower”.

Ai dhe Trump diskutuan çështjet globale dhe më pas Presidenti i ofroi postin e Diplomatit të lartë të administratës.

Ish drejtori i gjiganti të naftës “Exxon Mobil” rrëfeu se sapo kishte mbërritur në shtëpi i kishte tregua të shoqes,Renda St. Clair, në lidhje me ofertën.

"Të thashë, zoti nuk është dakort me ty- i kishte thënë ajo- Duhet ta pranosh postin!’/ SYRI.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco