FOTO/ Një vit nga sulmet terroriste në Bruksel: Belgjika mban homazhe masive për viktimat

FOTO/ Një vit nga sulmet terroriste në Bruksel: Belgjika mban homazhe masive për viktimat

09:49, 22/03/2017
A+ Aa A-

Belgjika shënon sot përvjetorin e parë të sulmeve kamikaze që tronditën aeroportin e Brukselit dhe sistemin nëntokësor të metrosë duke vrarë 32 persona.

Mbreti Philippe, të cilit iu bashkua edhe Mbretëresha Matilda dhe kryeministri Charles Michel, udhëhoqi homazhet masive në aeroport, ku u mbajt edhe një minutë heshtje  për të gjithë viktimat.

Theksojmë se më shumë se 300 persona u plagosën në këtë masakër, e cila u mor përsipër nga Shteti Islamik .

Ceremoni dhe homazhe janë duke u mbajtur gjithashtu në stacionin nëntokësor të “Maelbeek”, shkruan “BBC”.

Një memorial për sulmet e 22 marsit do të zbulohet zyrtarisht në kryeqytetin belg./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco