Trump dhe republikanët takim me dyer të mbyllura: ‘Obamacare’ duhet të zëvendësohet!

Trump dhe republikanët takim me dyer të mbyllura: ‘Obamacare’ duhet të zëvendësohet!

09:13, 22/03/2017
A+ Aa A-

Donald Trump paralajmëroi të zgjedhurit republikanë që rrezikojnë të humbin maxhorancën në Kongresin amerikan nëse votojnë kundër reformës për sigurimin shëndetësor duke e vënë gjithë peshën e tij në balancë për të parin ligj të rëndësishëm të mandatit të tij.

Presidenti i SHBA-së ka bërë një vendosje të rralë në Kapitol për të nxitur 237 anëtarët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve të mbajnë premtimet zgjedhore për shfuqizimin dhe zëvendësimin e “Obamacare”, gjatë votimit të parashikuar të enjten.

“Një dështim nuk është i pranueshëm”, theksoi ai gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura në Kapitol, sipas një personi të pranishëm në sallë.

Nga miratimi i kësaj reforme të parë varet çdo pjesë tjetër e programit republikan, veçanërisht ulja e madhe e taksave që pritet të miratohet menjëherë. Për të fituar zgjedhjet legjislative në mes të mandatit në nëntor 2018, duhet të tregojmë rezultate konkrete për zgjedhësit”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco