Suedia ofrohet të strehojë terroristët e ISIS-it, t’i shkollojë dhe ti punësojë

Suedia ofrohet të strehojë terroristët e ISIS-it, t’i shkollojë dhe ti punësojë

09:23, 21/10/2016
A+ Aa A-

Një program për të rehabilituar ish-luftëtarët e ISIS-it dhe ekstremistët e tjerë duke i strehuar punësuar, arsimuar dhe mbështetur financiarisht është duke u planifikuar në Suedi.

Autoritetet lokale në qytetin e Lundit thonë se masat e diskutueshme kanë për qëllim riintegrimin e xhihadistëve dhe parandalimin që të kthehen sërish në ish rrjetet e tyre terroriste.

Anna Sjostrand, koordinatorja lokale kundër ekstremizmit të dhunshëm, pranoi se propozimet ishin të diskutueshme, trasnmeton syri.net, por argumentoi se kishte ndjekur të njëjtën metodë për grupet e krimit të organizuar dhe neonazistët."

"Është shumë herë më e ‘lirë’ për ta riintegruar një person më të shkuar kriminale në shoqëri sesa ta braktisësh atë”, tha ajo në një intervistë për televizionin shterëror.

Christoffer Carlsson, një kriminolog, tha se ai gjithashtu e mbështeste planin, kjo pas kryerjes së një raporti mbi larguarit ekstremistë, me kërkesë të qeverisë suedeze,shkruan “The Independent”

Ai u tha suedezëve se terroristëve të ISIS-it ju duhet të riintegrohen në tregun e punës, ju duhet një licencë, ju duhet një çati. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco