Punësoi vajzat, ministri i Brendshëm francez jep dorëheqjen

Punësoi vajzat, ministri i Brendshëm francez jep dorëheqjen

20:02, 21/03/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Le Roux, objekt i një hetimi paraprak mbi punësimin e dy vajzave të tij adoleshente, njoftoi sot dorëheqjen.

Presidenca e Republikës ka njoftuar njëkohësisht zëvendësimin e tij në Ministrinë e Brendshme nga sekretari aktual i Shtetit për Tregtinë e Jashtme, Mathias Fekl.

Prokuroria Kombëtare Financiare franceze njoftoi sot hapjen e një hetimi paraprak mbi punësimet parlamentare të dy vajzave adoleshente të ministrit të Brendshëm, Bruno Le Roux.

Hetimi iu besua Zyrës Qendrore të Luftës Kundër Korrupsionit dhe Shkeljeve Financiare dhe Fiskale pas këtyre zbulimeve që ndodhën në mes të fushatës zgjedhore, disa javë pas skandalit për punësimet fiktive të dyshuara nga kandidati konservator, François Fillon me pjesëtarë të familjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/03/2017 06:29

Por ky qënka k** i tëri. Po përse nuk erdhi të marrë eksperiencë këtu tek ne që punësojmë gratë dhe vajzat e njëri tjetrit. Janë plot e përplot institucionet dhe Banka e Shqipërisë. Në këtë mënyrë përfiton edhe 56 rroga po të hoqën nga puna.

Shto koment

Denonco