VIDEO/ Goditet grupi i reperëve të Camorras, që luftonin me mafien shqiptare

VIDEO/ Goditet grupi i reperëve të Camorras, që luftonin me mafien shqiptare

17:32, 21/03/2017
A+ Aa A-

Karabinierët e Vigevano-s në Pavia të Italisë kanë goditur “Camorra-s”, duke ekzekutuar 18 urdhër-arreste për anëtarë të kësaj organizate kriminale mafioze, të cilët akuzohen për trafik droge, trafik armësh, plaçkitje si dhe për shpërthime me eksploziv.

Ndërsa 23 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë.

Grupi kriminal ka tentuar të marrë kontrollin e plotë të qytetit, duke u përplasur me një grup kriminal shqiptar. Dy grupet i kishin shpallur luftë njëri-tjetrit për dominin të tregut të drogës.

Në operacionin policor morën pjesë 100 policë.

Gjatë korrikut të 2016-ës u arrestuan 45 persona. Pavarësisht goditjeve që iu bën bandës, ajo sërish kishte nisur fuqishëm aktivitetin e saj kriminal në Pavia dhe zonat përreth.

‘Corriere’ shkruan se disa pjesëtarë të “Camorra-s” kishin arritur deri aty sa të tregonin impresionet e tyre dhe në një këngë rap, duke e postuar në Youtube. “Nëse je ende gjallë, është vetëm se e lejoj unë”, thuhet në këngën ‘St.Rada’ që flet për armë në brez dhe që nga viti në vit fuqia e anëtarëve të bandës rritet.

Lufta me shqiptarët

Armët në veçanti ishin arsenal “i gatshëm” që përdoreshin dhe gjatë përleshjeve me një grup kriminal shqiptarësh, tashmë dominues në qytet për trafikimin e drogës. Gjatë hetimeve të policisë u provua se banda e shqiptarëve ishte e shtrirë jo vetëm në Pavia, por dhe në vendet e tjera, si Gambolò, Garlasco dhe Mortara. Po ashtu, mediat italiane theksojnë faktin se anëtarë të “Camorra”-s kishin blerë armë tek shqiptarët.

Grupi kriminal që kontrollonte kontrabandën e kokainës dhe marijuanës në qytet përbëhej nga rreth 40 njerëzve, mes tyre furnizuesit, organizatorët, tregtarët me shumicë dhe “ushtarët” për shitjet me pakicë. Ndër të tjera thuhet se dy ishin pikat kryesore të furnizimit me drogë, një në Santa Maria La Versa, që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili shtirej si sipërmarrës, dhe tjetri në Novarese, në duart e një ortaku të familjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco