Një tërmet i fuqishëm 6.6 ballësh godet Japoninë

Një tërmet i fuqishëm 6.6 ballësh godet Japoninë

09:00, 21/10/2016
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm 6.6 ballësh ka tronditur Japoninë perëndimore, raporton "The Indepdendent".

Agjencia Meteorologjike tha se tërmeti ndodhi të premten në orën 2:10 të darkës sipas kohës lokale, në prefekturën perëndimore të Totorit. Ai ra rreth 700 kilometra në perëndim të Tokios në një thellësi prej 10 kilometrash.

Agjencia tha se nuk kishet asnjë rrezik për një cunam nga ky tërmet.

Transmetuesi publik “NHK” tha se zyrtarët lokalë kishin marrë raporte që një shtëpi ishte shembur në qytetin e Yurihamas, ndërsa zjarret kishin shpërthyen në një pjesë tjetër të prefekturës , por nuk dha detaje të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco