Raporti: Ekonomia kineze në rrezik nga borxhi i lartë

Raporti: Ekonomia kineze në rrezik nga borxhi i lartë

15:33, 21/03/2017
A+ Aa A-

Rritja e borxhit të korporatave, kombinuar me ngadalësimin e ekonomisë kineze, përbën një rrezik të lartë për sektorin financiar të fendit, njoftoi sot Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

OECD-ja bëri këtë paralajmërim ndonëse e ka përmirësuar parashikimin e saj për ekonominë e Kinës në vitin 2017 me një rritje prej 6,5 për qind, nga 6,4 për qind nga se parashikohej në nëntor.

Sipas raportit të OECD-së, Borxhi publik dhe privat i Kinës kalon 250 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërkohë që para krizës botërore financiare ishte 150 për qind.

“Por borzhi privat është veçanërisht i lratë, në 170 për qind të PBB-së vitin e fundit”, sipas këtij raporti.

“Ritja e ndjeshme e borxhit privat është shkaktuar kryesisht nga rritja e sipërmarrjeve shtetërore, që ka sjellë garanci shtetërore në marrjen e borxheve”, thekson OECD-ja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco