Liderët amerikanë kundër Trumpit pas deklaratave se nuk do të pranojë rezultatin zgjedhor

Liderët amerikanë kundër Trumpit pas deklaratave se nuk do të pranojë rezultatin zgjedhor

08:37, 21/10/2016
A+ Aa A-

Gjate debatit Donald  Trump, nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij se zgjedhjet janë të manipuluara megjithëse vajza e tij, Ivanka dhe kandidati i tij për nënpresident Mike Pence kishin thënë se ai do ta pranonte rezultatin.

Ai tha: “Do t’ju them kur të vijë koha”. Kur drejtuesi i debatit, këmbënguli në pyetjen e tij, zoti Trump tha: “Do t’ju mbaj pezull”.

Por sot liderët në Shtetet e Bashkuara, nga radhët e të dy partive politike, kanë shprehur zemërimin e tyre, mbi komentet e kandidatit republikan për president,

Presidenti Barack Obama e quajti të “rrezikshëm” pohimin e Trumpit se zgjedhjet janë “të manipuluara” dhe kjo, me sa duket, 'për shkak se sondazhet tregojnë se kundërkandidatja e tij demokrate, Hillary Clinton është shumë më përpara tij'.

“Kur ju përpiqeni të mbillni dyshim në mendjen e njerëzve lidhur me legjimitetin e zgjedhjeve tona, kjo gjë dëmton demokracinë tonë”, ka thënë Obama.

“Kur ju sugjeroni se ka manipulim apo mashtrim pa ofruar asnjë provë ...Trump bëhet i nominuari i parë i një partie të madhe në historinë e Amerikës që sugjeron se ai nuk do të pranojë rezultatin pavarësisht humbjes ... kjo çështje nuk është shaka”, ka thënë presidenti Obama.

Kryetari i dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së, Paul Ryan, përmes zëdhënësit të tij ka thënë se “demokracia jonë varet në besimin në rezultatet zgjedhore dhe zoti Ryan është i sigurt se shtetet do t’i organizojnë këto zgjedhje me integritet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco