‘Do mësoni fuqinë tonë bërthamore!’ Koreja e Veriut gati për luftë me SHBA-në

‘Do mësoni fuqinë tonë bërthamore!’ Koreja e Veriut gati për luftë me SHBA-në

13:11, 21/03/2017
A+ Aa A-

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se është gati për një luftë të hapur me Shtetet e Bashkuara , disa orë pas publikimit të një videoje propagande, ku gjoja ushtria e saj shkatërronte aeroplanmbajtësen amerikane.

Kombi i izoluar ka hedhur poshtë paralajmërimet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, i cili tha të premten se çdo kërcënim me armë", do të marrë me një përgjigje të duhur", shkruan “The Independent".

"Në qoftë se autoritetet amerikane mendojnë se mund të frikësojnë Korenë e Veriut, së shpejt do të mësojnë se metoda e tyre nuk funksion”, tha Ministria e jashtme e vendit në një deklaratë.

Ajo shtoi regjimi i Kim Jong-un ka vullnetin dhe aftësinë për t'iu përgjigjur plotësisht cdo lufte që SHBA-ja kërkon të ndezë.

Bota së shpejti do të bindet se çfarë rëndësie dhe fuqie kanë testtet e fundit bërthmore të  Koresë së Veriut - thoshte ministria –Forca bërthamore e Koresë së Veriut është shpata cmuar e drejtësisë dhe parandalimi më i besueshëm i luftës .”

Deklarata gjithashtu thoshte se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë kujdes në të gjitha situatat me Korenë e Veriut dhe t’i “mbajnë sytë hapur"./SYRI.net/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco