Etiopia aksion të paparë, arreston 1.600 persona

Etiopia aksion të paparë, arreston 1.600 persona

08:32, 21/10/2016
A+ Aa A-

Autoritetet etiopase kanë ndaluar 1.600 persona, në perpjekje  për të rritur sigurinë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Kështu ka thënë për BBC një ministër i qeverisë etiopase.

Ndërkohë, sipas një komunikate të publikuar në uebsajtin “FBC”, të dyshuarit janë arrestuar në rajonet Oromia dhe Amhara, në të cilat ka pasur shumë protesta së fundmi.

Etiopia shpalli gjendje emergjente pas një vale protestash të papara anti-qeveritare.

Në bazë të gjendjes emergjente, njerëzit mund të arrestohen pa urdhër arrest gjatë kohës së kësaj gjendje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco