Rusia: Raketat amerikane pranë Koresë së Veriut vënë në rrezik rajonin

Rusia: Raketat amerikane pranë Koresë së Veriut vënë në rrezik rajonin

10:31, 21/03/2017
A+ Aa A-

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov kritikoi dje në Tokio dislokimin e sistemeve amerikane të mbrojtjes balistike anti-raketore në Azi-Paqësor në përgjigje të kërcënimit koreanoverior duke e konsideruar si një rrezik serioz për rajonin.

“Vëmë theksin në rreziqet serioze që lidhen me dislokimin e elementeve të sistemit anti-raketor amerikan në rajonin e Azi-Paqësorit”, deklaroi Lavrov në përfundim të një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes ruse dhe japoneze.

Siguria e rajonit Azi-Paqësor ishte në fokus të diskutimeve me 2+2 kushtuar një numri të shumtë çështjesh, dy javë pas lëshimit të raketave koreano-veriore në drejtim të Japonisë.

SHBA-ja ka nisur së fundmi të dislokojë arsenalin e saj anti-raketor ”Thaad” në Korenë e Jugut.

Uashingtoni dhe Seuli e kishin njoftuar këtë dislokim në korrikin e 2016 në përgjigje të intensifikimit të programit koreano-verior të raketave balistike, duke shkaktuar në atë periudhë indinjatën e Kinës dhe Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco