‘Ke shpallur armiq myslimanët!’ Kandidatët presidencial francezë përleshen gjatë debatit

‘Ke shpallur armiq myslimanët!’ Kandidatët presidencial francezë përleshen gjatë debatit

10:04, 21/03/2017
A+ Aa A-

Dy kandidatët kryesorë në zgjedhjet franceze janë përplasur ashpër në një debat të zjarrtë televiziv, shkruan “BBC”. Kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emanuel Macron u përleshën për ndalimin e rrobave myslimane të banjës, që mbulojnë të gjithë trupin,  të njohura si "burkini".

 Le Pen tha multi-kulturalizmi duhet të përfundojnë, por u akuzua nga  Macron se ka bërë armiq cdo mysliman të mundshëm në Francë.

Sondazhet sugjerojnë se Le Pen do të marrë më shumë vota në raundin e parë, por zoti Macron do të fitojë në balotazh.

Tre kandidatët e tjerë në debatin e së hënës ishin përfaqësuesi i qendrës së djathtë Francois Fillon, Benoit Hamon dhe Jean-Luc Melenchon.

Të pesë u përleshën mbi çështjet e mëdha për Francën, duke përfshirë vendet e punës, terrorizmin dhe rolin  e vendit në Europë./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco