Ivanka bëhet ‘sytë dhe veshët’ e Presidentit: Vajza e Trump merr zyrën e saj në Shtëpinë e Bardhë

Ivanka bëhet ‘sytë dhe veshët’ e Presidentit: Vajza e Trump merr zyrën e saj në Shtëpinë e Bardhë

09:39, 21/03/2017
A+ Aa A-

Pasi Donald Trump mori detyrën, vajza e tij e madhe ka qënë e pranishme në cdo eveniment apo takim në Shtëpinë e Bardhë, ku burri i saj, Jared Kushner, shërben si Këshilltar i Lartë i presidentit. Të premten, ajo mori pjesë në një takim formal me presidentin dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Por tashmë Ivanka Trump do ta forcojë fuqishëm ndikimin e saj në Shtëpinë e Bardhë dhe do të ketë qasje në informacione të klasifikuara, shkruan “New York Post”.

Sipas një zyrtar të administratës, vajza e presidentit Trump do të ketë një zyrë të sajën në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, ajo nuk do të ketë një titull zyrtar apo pagë, gjatë kohës që shërben në qendrën e pushtetit ekzekutiv, Ëest Ëing.

Zyrtari konfirmoi gjithashtu njoftimet e mediave se 35-vjeçarja do të ketë akses në të ashtuquajturat “informacione sekrete”.

Ajo do të jetë  ‘sytë dhe veshët’ e Donald Trump , citohet të ketë thënë avokati i saj për “Politico”/SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco