VIDEO/ Avioni bëhet copash dhe shpërthen në flakë! Ja si shpëtuan pasagjerët

VIDEO/ Avioni bëhet copash dhe shpërthen në flakë! Ja si shpëtuan pasagjerët

09:18, 21/03/2017
A+ Aa A-

Një aeroplan pasagjerësh është përplasur dhe ka shpërthyer në flakë në Sudan, por të 49-të pasagjerët dhe ekuipazhi mbijetuan. Aeroplani po bëhej gati ulej në aeroport, por ka pësuar një incident dhe u rrëzua duke u bërë pothuajse copash, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail” ,i cili citon zyrtarët e aeroportit.

"Aeroplani preku tokën dhe pastaj filloi të lëvizte sërish...Piloti nuk mund ta kontrollonte- tha zëvendës-drejtori i shërbimeve sudaneze të trafikut ajror - Gjatë rrëzimit dera e aeroplani fluturoi disa metra më tej,  duke bërë që piloti dhe të gjithë pasagjerët të dilnin jashtë, me shpejtësi rekord, para se ai të rrotullohej disa herë duke u  bërë copash dhe më pas të shpërthente në flakë.

Avioni i “South Supreme Airlines”, i përkiste Sudanit të Jugut dhe ishe nisur në veriperëndim të vendit. Shumica e udhëtarëve ishin sudanez, shkruan “Syri.net”.

Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 sipas kohën lokale.

Forca të shumta zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe në fotografitë e postuara në rrjete sociale mund të shihet avioni i i përfshirë pothuajse tërësisht nga flakët.

Megjithatë , shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura./SYRI.net/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco