FOTO/ Erdogan: Futbolli dhe politika kanë shumë gjëra të përbashkëta

FOTO/ Erdogan: Futbolli dhe politika kanë shumë gjëra të përbashkëta

08:16, 21/03/2017
A+ Aa A-

Presidenti turk mbajti një fjalim në Qendrën e Kongreseve Halic, në Stamboll, ku sot mbahet Samiti i 2-të Futbollistik Ndërkombëtar, i cili mblodhi personalitetet më të shquara të botës së sportit, veçmas futbollit.

 në fjalimin e tij, Erdogan theksoi se futbolli ka tejkaluar kufijtë e sportit dhe është bërë vendtakim ku bashkohen karaktere, identitete dhe rrëfime të ndryshme, dhe se në thelbin e tij qëndron lufta e përbashkët, miqësia dhe toleranca.

“Në të gjitha fazat e jetës më ka shërbyer përvoja që ma dha futbolli, e që reflektohet në disiplinë, punë ekipore dhe sjellje shembullore. Jam i bindur se futbolli dhe politika në thelb kanë shumë gjëra të përbashkëta. Sikur edhe në sport, edhe në politikë esenca është në garimin dhe konkurrencën. Njëherë duhet të fitoni në zgjedhje, më pas të merrni përgjegjësi dhe t’i shërbeni popullit. Sikur edhe në futboll, politika po ashtu është lojë ekipore në të cilën duhet kuadër i fuqishëm prej lojtarëve, tha Presidenti turk

Ai më tej theksoi se me paraqitjen e dhunës dhe agresionit, edhe futbolli edhe politika humbin karakteristikat e lojës xhentlemene, pikërisht siç e humbin atë edhe me paraqitjen e gënjeshtrave, intrigave, komploteve dhe tradhtisë.

Këtë e krahasoi me fushatën që e konsideroi të ndyrë që zhvillohet para referendumit për ndryshimet kushtetuese që do të mbahet në Turqi më 16 prill, dhe tha se kundërshtarët e reformave dhe vendosjes së pushtetit efikas dhe sistemit presidencial e mashtrojnë opinionin me gënjeshtra klasike, raporton "AA"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco