Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Shqiptarët korruptojnë edhe agjentin amerikan, para në këmbim të qëndrimit në SHBA

Shqiptarët korruptojnë edhe agjentin amerikan, para në këmbim të qëndrimit në SHBA

23:35, 20/10/2016
A+ Aa A-

Një agjent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është akuzuar se ka keqpërdorur postin e tij, pasi ka marrë ryshfet nga emigrantët në këmbim që t’u shtynte dëbimin nga SHBA-ja.

Divers Clifton 48 vjeç nga Detroit, merrte më shumë se 5 mijë Dollarë nga emigrantët të cilët qëndronin në SHBA ilegalisht apo u kishte skaduar leja e qëndrimit.

Ai gjithashtu akuzohet se ka falsifikuar dokumentet për emigrantët të cilëve u merrte ryshfet, në mënyrë që autoritetet të mos binin në gjurmët e mashtrimit të tij. Mediat amerikane raportojnë se 48-vjeçari ka marrë ryshfet nga emigrantët nga Shqipëria, Meksika dhe Iraku.

Agjenti amerikan, në bazë të akuzave të ngritura ndaj tij rrezikon që të dënohet me 15 vjet deri në 20 vite burg./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco