FOTO/ Nis zyrtarisht transporti: Makinat fluturuese do të 'pushtojnë' qiejt e Dubait këtë verë

FOTO/ Nis zyrtarisht transporti: Makinat fluturuese do të 'pushtojnë' qiejt e Dubait këtë verë

13:12, 27/02/2017
A+ Aa A-

Makinat fluturuese pritet të bëhen realitet në Dubai këtë verë duke ‘shkruar kështu historinë’. Vendimi zyrtar ka ardhur pas testimit të një automjeti ,të hënën, nga Autoriteti i Rrugëve dhe Transportit të Dubait me ndihmën e një kompanie kineze.

Automjeti, i quajtur “Ehang 184", është në gjendje të transportojë njerëzit automatikisht dhe është planifikuar të fillojë shërbimet muajt e ardhshëm, shkruan “International Buisiness Times”.

"Automjeti ajror i ekspozuar në Samitin Botëror nuk është vetëm një model, është një version i vërtetë i makines fluturuese. Po bëjmë çdo përpjekje për të filluar transportin zyrtar mbi Dubai në korrik të 2017-ës", ka thënë Al Tayer, kryetari dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Rrugëve dhe Transportit..

Makina do të jetë në gjendje të transportojë persona deri në 150 kilogram dhe nëpërmjet sistemit GPS, pasagjeri mjafton të zgjedhe destinacionin. /SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco