Fuqizimi i ndikimit rus, Putin nis turneun në Azinë Qendrore

Fuqizimi i ndikimit rus, Putin nis turneun në Azinë Qendrore

11:44, 27/02/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nisi zyrtarisht turneun në Azinë Qendrore, me ndalesën e parë në Kazakistan.

Putin takoi presidentin kazak, Nursultan Nazarbaev, në Almati dhe lavdëroi bisedimet e fundit atje për zgjidhjen e konfliktit 6-vjeçar në Siri.

Mediat ruse raportojne Putin do të vizitojë gjithashtuTaxhikistanin dhe Kirgizinë.

Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia janë vende anëtare të Unionit Euroaziatik Ekonomik dhe të Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive , dy grupime që Moska i shfrytëzon për të ruajtur ndikimin në rajon.

Kremlini tha se udhëtimi i Putinit ka për qëllim të shënojë 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Moskës me tre vendet e Azisë Qendrore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco