Ana tjetër e medaljes: 10 sulme në ditë ndaj emigrantëve në Gjermani

Ana tjetër e medaljes: 10 sulme në ditë ndaj emigrantëve në Gjermani

08:48, 27/02/2017
A+ Aa A-

Të gjithë jemi në dijeni të sulmeve terroriste në Gjermani por së fundmi ministria e brendshme ka publikuar të dhëna për “anën tjetër të medaljes” duke bërë me dije se  vitin 2016 , ndaj emigrantëve në Gjermani , janë bërë të paktën 10 sulme në ditë.

Aktet e dhunshme kanë lënë 560 njerëz të plagosur duke përfshirë 43 fëmijë, raporton “BBC”.

Tre të katërtat e sulmeve kanë ndodhur brenda zonave ku janë të akomoduar emigrantët, ndërsa 1000 sulme janë bërë në banesat kolektive.

Vendimi i Kancelares gjermane, Angela Merkel, për të hapur kufijtë dhe akomoduar njerëzit që iknin nga lufta dhe dhuna ka polarizuar vendin dhe rritur krimin.

Këto shifra u publikuan si përgjigje ndaj një kërkese publike parlamentare. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco