SHBA-ja thirrje Rusisë të respektojë 'menjëherë' armëpushimin e 20 shkurtit

SHBA-ja thirrje Rusisë të respektojë 'menjëherë' armëpushimin e 20 shkurtit

08:29, 27/02/2017
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje Rusisë, si dhe forcave separatiste që ajo mbështet në lindje të Ukrainës, të respektojnë menjëherë armëpushimin e ri të 20 shkurtit.

"Ne u bëjmë thirrje Rusisë dhe forcave separatiste që ajo mbështet të respektojnë menjëherë armëpushimin, të tërheqin të gjitha armët e rënda dhe të lejojnë hyrjen e plotë dhe pa pengesa të vëzhguesve të Organizatës për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë, OSBE", deklaron zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, në një komunikatë për shtyp.

Gjashtëmbëdhjetë ushtarë ukrainas janë plagosur ditët e fundit gjatë përleshjeve të tjera në lindje të Ukrainës, ku rebelët prorusë kanë sekuestruar një dron të OSBE-së, njoftoi dje ushtria ukrainase.

"Shtetet e Bashkuara ndjekin nga afër përshkallëzimin e dhunës javët e fundit në lindje të Ukrainës dhe vazhdimin e mosrespektimit nga forcat separatiste proruse të marrëveshjeve të Minskut", thekson Departamenti amerikan i Shtetit në një dokument me ton mjaft të prerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco