Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Protestë në Bernë: Lëndohen 10 policë dhe një protestues

Protestë në Bernë: Lëndohen 10 policë dhe një protestues

20:09, 26/02/2017
A+ Aa A-

Në një protestë që u mbajt mbrëmjen e të shtunës në Bernë, e treta gjatë një jave, janë lënduar së paku 11 persona. Një mobilizim i madh i policisë ka penguar rreth 200 demonstruesit që të vijnë në qendër të qytetit nga pika në Reithalle, prej nga ishin nisur, transmeton srf deklarimet e policisë.

Kanë qenë rreth pesëdhjetë persona demonstrues të maskuar, të cilët kanë vendosur barrikada në rrugë dhe disave prej tyre edhe ua kanë futur zjarrin. Po ashtu i është vënë flaka edhe një kamioni.

Policët janë gjuajtur me gurë, fishekzjarrë dhe me gjësende tjera ndërsa janë sulmuar edhe me drita laseri, përcjell albinfo.ch. Nga ana e saj policia ka përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për t`i shpërndarë demonstruesit.

Raportohet se të lënduar janë dhjetë policë dhe një protestues.

Këshilli i qytetit të Bernës, i cili mbizotërohet nga e majta, ka shprehur me këtë rast indinjatë lidhur me dhunën e ushtruar.  Ai ka apeluar që të zhvillohet dialog dhe të hiqet dorë nga përdorimi i dhunës./albinfo.ch/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco