Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Me dashuri nga Brukseli!’ Britania do t'i paguajë miliarda euro BE-së për 'divorcin'

‘Me dashuri nga Brukseli!’ Britania do t'i paguajë miliarda euro BE-së për 'divorcin'

13:09, 26/02/2017
A+ Aa A-

Shumë shtete anëtare të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Republikën Çeke kanë shprehur njëzëri miratimin e tyre mbi planin e Komisionit Evropian për t’i kërkuar Britanisë të paguajë një kompensim miliarda eurosh për ‘Brexit’.

BE-ja planifikon t’i kërkojë vendit ishullor të paguajë një ‘faturë të kripur’ para se të fillojnë bisedimet për daljen nga unioni, shkruan “The Guardian”.

 Kryeministri francez Bernard Cazeneuve, Ministri italian për çështjet e BE-së Sandro Gozi dhe një numër diplomatësh të lartë gjermanë dhe çekë kanë mbështetur thirrjet e Komisionit Evropian për arritjen  e një marrëveshjeje monetare  për "divorc" para çdo negociate mbi të ardhmen e marrëdhënieve të Britanisë me BE-në.

Planeve ju bë jehonë nga ligjvënësit çekë, të cilët lëshuan një deklaratë ku thoshin se  mbështetnin kërkesat e Komisionit Europian. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco