Evropa e shokuar: Gjurmë të shumta radioaktive në 7 shtete të kontinentit

Evropa e shokuar: Gjurmë të shumta radioaktive në 7 shtete të kontinentit

13:08, 24/02/2017
A+ Aa A-

Gjurmë bërthamore radioaktive janë zbuluar në shtatë vende të Evropës, duke bërë që SHBA-ja të dërgojë një aeroplan ushtarak për “zbulime bërthamore” për  të izoluar burimin e rrezatimit, i cili ka habitur autoritetet evropiane.

Rritja e niveleve të rrezatimit, që u gjet në zonat e ulëta të atmosferës së Evropës, janë zbuluar për herë të parë në fillim të janarit në veri të Norvegjisë, shkruan  “Euronews”.

Instituti francez për zbulime bërthamore  thekson se rrezatimet e zbuluara nuk paraqesin asnjë kërcënim për shëndetin, por kjo është hedhur poshtë nga të tjera institucione homologe.

Në fund të janarit, gjurmë të shumta radioaktive u zbuluan në Finlandë, Poloni, Republikën Çeke, Gjermani, Francë dhe Spanjë./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco