Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Grushti i shtetit në Turqi: 136 diplomatë dhe të afërmit e tyre kërkojnë azil në Gjermani

Grushti i shtetit në Turqi: 136 diplomatë dhe të afërmit e tyre kërkojnë azil në Gjermani

12:42, 24/02/2017
A+ Aa A-

 Njëqind e tridhjetë e gjashtë turq me pasaporta diplomatike kanë depozituar një kërkesë për azil në Gjermani që prej grushtit të shtetit të dështuar në korrik 2016, njoftoi qeveria gjermane, një çështje shumë e ndjeshme për marrëdhëniet gjermano-turke.

“Qeveria nuk disponon shifra të detajuara për numrin e ushtarëve, funksionarëve të prekur, diplomatëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre, (…) megjithatë qeveria federale di që në total 136 persona me pasaporta diplomatike kanë bërë kërkesë për azil”, nënvizoi ai.

Këto kërkesa janë depozituar pas grushtit të shtetit të dështuar në muajin korrik që e detyroi qeverinë e presidentit islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan të ndërmerrte dënime të rënda në të gjithë sektorët e shoqërisë, edukimit dhe shtypit në ushtri dhe magjistraturë.

Në janar, Ministria turke e Mbrojtje kishte ushtruar presion ndaj Berlinit për të hedhur poshtë kërkesat për azil formualuar nga 40 ushtarë turq të NATO-s. Turqia kërkon gjithahstu që Berlini të ekstradojë puçistët e dyshuar që janë strehuar në Gjermani.

Kjo situatë ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarasë që prej disa muajsh deri në pikën sa qeveria turke ka arritur të akuzojë Gjermaninë se po strehon terroristë. Gjermania nga ana e sa ka kritikuar dënimet e rënda në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco