Historike: Pasi la BE-në, Britania bashkohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Historike: Pasi la BE-në, Britania bashkohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

11:38, 24/02/2017
A+ Aa A-

Pas daljes së bujshme nga BE-ja, Britania e Madhe po bën gjithnjë e më të qarta planet ambicioze për t’u bashkuar në një mënyrë apo në tjetrën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

 Shoqëria Mbretërore e Komunuelthit planifikon të hapë për herë të parë një degë në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që një ditë Amerika të bëhet një anëtare zyrtare e grupit mbretëror, shkruan ‘Syri.net’

Projekti, i cili ka edhe mbështetjen e konsiderueshme të Mbretëreshës së Anglisë,  ka ardhur pjesërisht si rezultat i simpatisë ndaj numrit një të Uashingonit, Presidentit Donald Trump.

Gazeta britanike “The Telegraph”, në një lajm ekslusiv shpjegon se ky hap historik vjen mes përpjekjeve për të përdorur Komunuelthin si një mjet për ndërtimin e marrëdhënieve  së politikës jashtme dhe tregtisë, pas daljes Britanisë nga Bashkimi Evropian.

" Njerëzit ishin aq fukësuar në Bruksel, sa Mbretëria e Bashkuar e ka lënë këtë thesar në papafingo dhe ka  harruar që ekzistonte ", ka thënë Michael Lake, drejtor i Komunuelthit të Shoqërisë Mbretërore.

Lake tha se hapja e një dege të rë në SHBA, do të bashkojë më tej  Britaninë me Amerikën, të cilat në fund të funsit, ndajnë një gjuhë të përbashkët./SYRI.net/

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco