Partia e Angela Merkel në vend të parë? Jo në sondazhet e fundit

Partia e Angela Merkel në vend të parë? Jo në sondazhet e fundit

10:58, 24/02/2017
A+ Aa A-

Socialdemokratët gjermanë kanë parakuar në sondazhe konservatorët e Kancelares Angela Merkel, për herë të parë që prej tetorit të vitit 2006, e për më tepër kur kanë mbetur edhe 7 muaj nga zgjedhjet federale.

Sondazhi i kryer nga “Infratest dimap” dhe i publikuar nga rrjeti televiziv gjerman “ARD”, e nxjerr “SPD”-në kuotën e 32 për qind, ndërsa bllokun konservator të Merkelit me vetëm një për qind më pak, 31%. Socialdemokratët kanë rritur ndjeshëm pozitat e tyre, që prej nominimit të ish-presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Në krahasim me një sondazh nga e njëjta kompani të publikuar më 2 shkurt, “SPD”-ja ka fituar 4 pikë përqindjeje, ndërsa blloku konservator i përbërë nga kristiandemokratët (CDU) dhe aleatët bavarezë të Unionit Kristian-Social (CSU), ka humbur 3 pikë përqindjeje.

“SPD”-ja e rigjallëruar duket se ka tronditur sondazhet gjatë javëve të fundit, pasi kishin mbetur pas konservatorëve të Merkelit prej vitesh, apo thuajse një dekade. Herën e fundit që “SPD”-ja ka fituar zgjedhjet ka qenë në vitin 2002, kohë në të cilën drejtohej nga Gerhard Schroeder, përcjell TCH.

“SPD”-ja ka urdhëhequr së basku me konservatorët e Merkelit në një “koalicion të madh” që prej vitit 2013, por Schulz ka qenë i angazhuar në Bruksel në pjesën më të madhe të kësaj periudhe legjislativi. Që prej rikthimit në Gjermani, ai ka bërë fushatë kundër politikave të kancelares, si një person i jashtëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco